Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Si pasojë e një incidenti, një vendovtim në Leskoc mbetet i hapur deri në ora 23:00

111

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Vendvotimi në bashkësinë lokale “Qendër” në Leskoc, do të vazhdojë të mbetet i hapur deri në orën 23:00, ka vendosur Komisioni Lokal Zgjedhor, transmeton “N1”. 

Në atë vendvotim, zgjedhjet u ndërprenë sot pas orës 15:00 për shkak të një incidenti, gjatë të cilit një anëtar i këshillit zgjedhor nga lista e pakicave, Partia Demokratike e Sanxhakut (SDP), e theu kutinë e votimit dhe më pas e goditi një përfaqësues të Listës Studentore.

Në të njëjtin vendvotim, ky anëtar i këshillit zgjedhor dhe një anëtar i këshillit nga lista Serbia Evropiane, në fund u përleshën edhe fizikisht, pas së cilës policia i arrestoi të dy.

Pas kësaj, të gjithë anëtarët e tjerë të këshillit zgjedhor u pajtuan që votimi të vazhdonte, gjë që u mbështet edhe nga Komisioni Zgjedhor i Qytetit.

Kështu, votuesit që nuk kanë votuar ende dhe që janë të regjistruar në këtë vendvotim, do të mund ta bëjnë këtë deri në orën 23:00.
 

Lexo përditësimet tjera
koalicioni shqiptar

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët garuan të bashkuar në listën “Koalicioni Shqiptar”