Besnik Xhemaili e kishte bërë plan që ta hapte galerinë e tij në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet, por për shkak të pandemisë ky plan i mbeti pezull.
Tani, artisti punën po e vazhdon në shtëpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeprat e tij, Xhemaili i realizon me teknikë të veçantë, me ngjyra akuareli të brendit “Daniel Smith”.
Izolimi në shtëpi e ka inspiruar që në veprat e reja të pasqyrojë pjesë të ndryshme të Prishtinës.
Për dy vjet ai ka mbledhur punimet e qindra artistëve botërorë në Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit. Aktiviteti i tij profesional është i shtrirë edhe nëpër botë.
Xhemaili është aktiv në grupin #rriNshpi me neve dhe dy piktura të tij i ka dhuruar donacion.
Artisti Besnik Xhemaili, pas normalizimit të situatës së krijuar për shkak të pandemisë, do ta hapë galerinë e tij në të cilën do të ofrojë edhe kurse për pikturim me akuarel.