Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përjetimi është pikënisja e një vepre arti

Agron Blakçori studimet për skulpturë dhe studimet pasdiplomike i përfundoi në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë studimeve u shpërblye si student i dalluar në skulpturë. Që nga viti 2000 merret me aktivitete të ndryshme, ka realizuar disa projekte artistike për mbrojtjen e ambientit, koloni artistike, ekspozita, skenografi për film dhe shfaqje, kukulla për teatrin e fëmijëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kolektive dhe personale në Kosovë, Angli, Gjermani. Nga viti 2004 është i angazhuar në aktivitetet të cilat i organizon MAK (Manchester Aid to Kosovo) në Kosovë dhe Angli. Gjithashtu ka qenë në disa rezidenca në Manchester, Wals, Cornwall, Berlin. Është fitues i edicionit të parë “AR 2016” të organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Për realizimin e punimeve frymëzohet nga problemet sociale, politike dhe kulturore, ngjarjet e përditshme dhe natyra, të cilat i realizon në teknika të ndryshme. Punon si mësimdhënës nga viti 2003. Ka marrë mirënjohje me titullin “Mësues i dalluar” dhe disa herë i janë shpërblyer nxënësit në garat në nivel shteti.

Blakçori është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Fëmijëria. Kujtimet dhe eksperiencat e fëmijërisë na përcjellin gjatë gjithë jetës. Nëse arrin ta ruash imagjinatën, guximin, frikën, dëshirat, lojën, mund të krijosh gjëra të mrekullueshme.

Këto janë baza e krijimtarisë. Sa më shumë vjet që kaloj, aq më shumë e kuptoj rëndësinë e atyre viteve të fëmijërisë. Disa nga këto kujtime janë pjesë e veprave të mia... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.