Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës është plotësuar edhe me një tjetër lokalitet arkeologjik, për të cilin është përcaktuar së fundi në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës “A” arkeologjike.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka theksuar se bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa kujtuar se kërkimet arkeologjike në këtë lokalitet kanë nisur që në vitin 2018 nga një mision i përbashkët shqiptaro-polak, i cili po sjell të dhëna dhe gjurmë të reja mbi historinë dhe zhvillimin e qytetit.
Deri më tani arkeologët kanë identifikuar dy porta hyrëse të qytetit. Kjo ka bërë të mundur përcaktimin më të qartë të shtrirjes së tij territoriale.
Ndërkohë, gërmimet më të fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm, me synim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.
Ministri Gonxhja citohet të ketë thënë se rezultatet paraprake tregojnë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar në mënyrë masive që në gjysmën e shekullit IV para erës sonë.
Sensacional qe lajmi për zbulimin e gjurmëve të këtij qyteti në pranverën e vitit 2018. Zona në pamje të parë i ngjante vetëm një toke bujqësore. Deri në vitet ’90 aty kishte qenë i vendosur edhe një repart tankesh. Në ‘80 u gjetën krejt rastësisht varre antike, mandej një fontanë, por zona dukej si një fushë krejt e zakonshme, derisa një grup arkeologësh duke përdorur metoda invazive, hasi në anomali që çuan më pas në zbulimin e gjurmëve të qytetit ilir rreth 2300-2400-vjeçar. Sipas arkeologëve, lulëzimi i tij u shënua në shekujt IV-II para erës sonë dhe se me rënien e mbretërisë ilire të Ardianëve, qyteti pësoi rënie graduale derisa u braktis totalisht. I shtrirë në rreth 20 hektarë, sipërfaqja e tij është e përafërt me qytetet e tjera të mëdha të zonës si Shkodra dhe Lezha.