Mozaiku i Tiranës është një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare dhe ruan copëza të historisë së antikitetit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka thënë të premten se në këtë monument do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilët gjenden në lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë.
“Aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po punohet për pastrimin, konservimin dhe përgatitjen e materialeve e gjetjeve gjatë sondazheve të vitit 2021, për ekspozimin e tyre, që do të sjellin më pranë publikut dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore”, citohet të ketë thënë ministri Gonxhja.
Mozaiku i Tiranës daton që prej shekullit III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.
Zona e këtij mozaiku është një hapësirë e re moderne, që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.
Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë arkeologjike shqiptare.
Edhe
Gjetjet arkeologjike në Tepelenë – dëshmi e jetës në antikitet
Kjo godinë, përpos historikut të saj, shërben edhe si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.
Revista prestigjioze e arkitekturës “ArchDaily” e ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”.