I themeluar në shekullin IV para erës sonë si një qytet port që lidhte tregtinë nga India me Mesopotaminë dhe botën mesdhetare, qyteti ra në harresë pas shekullit III të erës sonë, kur rrjedha e Tigrit ndryshoi. Qyteti është përmbytur disa herë, por është ruajtur çuditërisht mirë
(Fox News) – Në jug të Irakut, pranë Gjirit Persik, arkeologët kanë konfirmuar vendndodhjen e një qyteti të humbur prej kohësh e të themeluar nga Aleksandri i Madh, i quajtur Aleksandria në lumin Tigër. Bëhet fjalë për një qendër dikur shumë të begatë tregtare, e cila për shekuj kishte mbetur e fshehur, ka raportuar “Fox News”. I themeluar në shekullin IV para erës sonë si një qytet port që lidhte tregtinë nga India me Mesopotaminë dhe botën mesdhetare, qyteti ra në harresë pas shekullit III të erës sonë, kur rrjedha e Tigrit ndryshoi. Gjatë disa viteve të fundit, studiuesit kanë hartëzuar muret mbrojtëse të qytetit, rrjetin e rrugëve dhe blloqet urbane, falë pamjeve nga dronët dhe skanimet gjeofizike me rezolucion të lartë.
Arkeologët kanë punuar në këtë lokalitet që prej vitit 2010, në një kohë kur organizata terroriste Shteti Islamik kontrollonte zonën, por vetëm tani janë zbuluar përmasat e plota të këtij metropoli të humbur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversiteti i Konstanzit në Gjermani njoftoi se gërmimet lejohen vetëm në sipërfaqe dhe nën mbikëqyrje të rreptë të ushtarëve ose të policisë.
Studiuesit kanë identifikuar komplekse tempujsh, punishte me furra dhe vatra, si dhe mbetjet e portit të qytetit dhe sistemit të kanaleve.
“Qyteti është përmbytur disa herë, por është ruajtur çuditërisht mirë”, ka thënë Stefan R. Hauser, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Konstanzit.
Hauser ka shtuar se, ashtu sikurse qyteti i tij më i njohur me të njëjtin emër në Egjipt, edhe Aleksandria në Tigër u themelua në një kryqëzim midis lumit dhe detit.
Sipas tij, Aleksandri i Madh e zgjodhi personalisht këtë vend në vitin 324 para erës sonë, duke iu referuar autorit romak Plinit Plak, i cili bazohej në burime edhe më të vjetra.
Arkeologu ka thënë se madhësia e blloqeve urbane është e jashtëzakonshme dhe tejkalon madje edhe ato të kryeqyteteve të mëdha të asaj kohe, si Seleucia në Tigër apo Aleksandria në Nil.
“Cilësia e provave gjeofizike është mahnitëse. Ruajtja e ndërtesave është çuditërisht e mirë dhe kemi filluar të identifikojmë mure menjëherë nën sipërfaqe, gjë që shpjegon edhe rezultatet e mira të kërkimeve gjeofizike”, ka thënë Hauser.
Siç u theksua, ekipi i studiuesve planifikon të eksplorojë në të ardhmen lagjen e qytetit, punishtet dhe furrat e tij, në varësi të financimit.
Hauser ka thënë se ky lokalitet është “i përshtatshëm për këtë lloj kërkimi, sepse nuk ka pasur aktivitet ndërtimor që nga koha e antikitetit”.