Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Japonia e ndal në barazim Holandën

Holanda

Foto: Associated Press

Ndonëse udhëhoqi dy herë, Holanda mori vetëm një pikë në ndeshjen e vështirë me Japoninë.
Ndeshja e parë e Grupit F mes Holandës dhe Japonisë përfundoi 2:2. U zhvillua të dielën mbrëma në Arlington.

Ndeshja u bë dramatike në pjesën e dytë. Virgil van Dijk shënoi për 1:0 në të mirë të Holandës në minutën e 51-të. Gjashtë minuta më pas për 1:1 realizoi Keito Nakamura.

Sërish Holanda shënoi për epërsi. Për 2:1 gol të bukur shënoi Crysencio Summerville në minutën e 64-t.

Më pas japonezët kishin iniciativën, ndërsa barazuan për 2:2 në minutën e 89-të. Daichi Kamadas iu evidentua goli ndonëse gjuajtjen me kokë e bëri Koki Ogaëa. Topi shkoi në kokën e Kamadas dhe përfundoi në rrjet për festën e madhe të japonezëve.

Pas gjashtë ditësh luhet ndeshja mes Holandës e Suedisë, kurse Japonia përballet me Tunizinë.

Edhe Nuk jep fitues ndeshja Holandë – Poloni Futboll 10 muaj më parë Nuk jep fitues ndeshja Holandë – Poloni

 


Barazon Japonia

Japonia e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Holandës. Për 2:2 shënoi Daichi Kamada në minutën e 89-të. Është ky barazimi i dytë në ndeshje.


Holanda rikthen epërsinë, shënon Summerville

Holanda ka rikthyer epërsinë ndaj Japonisë. Crysencio Summerville në minutën e 64-të realizoi për rezultatin 2:1. 
 


Japonia barazon shifrat me golin e Nakamurës

Keito Nakamura ka realizuar golin e barazimit për Japoninë në ndeshjen kundër Holandës.  Nakamura realizoi në minutën e 57-të pas asistimit të Takefusa Kubos. 

Edhe Maroku eliminon Holandën pas penalltive dramatike Botërori 2026 2 j. më parë Maroku eliminon Holandën pas penalltive dramatike

Rezultati i ndeshjes së Grupit F është 1:1. 
 


Holanda në epërsi

 

Holanda ka kaluar në epërsi ndaj Japonisë. Virgil van Dijk në minutën e 51-të realizoi golin për 1:0. 
Ndeshja i takon Grupit F të Botërorit 2026. 
 


Holanda dominoi ndaj Japonisë, por pjesa e parë përfundoi baras

Ka përfunduar baras 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Holandë – Japoni.

Dueli është duke u zhvilluar në Arlington të Teksasit, ndërsa i takon Grupit F të Kupës së Botës 2026.
Holanda kishte disa mundësi në pjesën e parë.

Edhe Holanda në fazën tjetër si fituese e grupit Botërori 2026 3 j. më parë Holanda në fazën tjetër si fituese e grupit

Rastet nuk i munguan as Japonisë. Por asnjëra prej përfaqësuesve nuk i konkretizuan rastet e krijuara.

Holanda kishe posedimin e topit.