Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

“Finalja” e Grupit F luhet në Teksas

Japonia

Japonia dhe Suedia përballen në Teksas me shpresën për kualifikim nga Grupi F.

Japonia hyn në këtë ndeshje pas fitores së madhe, 4:0, ndaj Tunizisë, duke u bërë përfaqësuesja e parë aziatike që shënon katër gola në një ndeshje të Kupës së Botës.

Pas fitores 5:1 ndaj Tunizisë në ndeshjen hapëse dhe humbjes 5:1 nga Holanda, Suedisë tani i duhet fitore kundër Japonisë për t’u kualifikuar.

Suedia nuk ka dështuar të kalojë fazën e grupeve në katër fushatat e saj të fundit në Kupën e Botës.

Pjesë e Suedisë është edhe mesfushori kosovar, Besfort Zeneli. Ai tashmë ka debutuar në Botëror.

Edhe Holanda – Japonia, kryendeshja e Grupit F Botërori 2026 Holanda – Japonia, kryendeshja e Grupit F

Dy përfaqësueset janë takuar vetëm një herë më parë. Ndeshja miqësore e vitit 2002 kishte përfunduar 1:1.

Ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Suedisë luhet nga ora 1:00 e mëngjesit të së premtes.

Në termin e njëjtë luhet edhe ndeshja tjetër e Grupit F, ndërmjet lideres Holandës dhe Tunizisë së eliminuar tashmë nga Kupa e Botës.

Holanda pritet ta kalojë pa telashe pengesën e fundit të fazës grupore.

Holanda synon fitore për të avancuar si e para nga grupi..

Edhe Japonia mposht Tunizinë dhe e bënë garën në Grupin F shumë interesante Botërori 2026 Japonia mposht Tunizinë dhe e bënë garën në Grupin F shumë interesante

“Tulipanët” janë në seri prej 14 ndeshjeve rresht pa humbje në Kupën e Botës. Është seria më e gjatë pa humbje, pa përfshirë disfatat në penallti, që ndonjë përfaqësuese ka arritur ndonjëherë.

Holanda e Japonia i kanë nga katër pikë, kurse Suedia tri.