Florina Duli është drejtore ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet. Mbaroi për gjuhë dhe letërsi angleze në Prishtinë dhe vazhdoi studimet master në York të Britanisë.
Ajo u angazhua për të drejtat e njeriut qysh me KMLDNJ-në e viteve ‘90. Mori pjesë aktive në përkrahjen e procesit të shtetndërtimit të Kosovës përmes angazhimit në Organizata të Qeverisë Britanike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vazhdon të mbetet aktiviste e qeverisjes së mirë dhe drejtësisë sociale.
Duli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Familja. Për mua familja, babai, nëna, motrat, vëllai, shënojnë fillesën e nocionit të familjes e që tani e përbëjnë bashkëshorti, fëmijët, nipat e mbesat, mbetet pjesa qendrore e jetës dhe formësimit tim.
Edhe
“Dua” me adoleshenten e 1999-s e kthen Kosovën në Cannes
Fjala familje nga koha e fëmijërisë më sjell në kujtesë tri fotografi: e para është ajo e një nate të qetë, në dhomën e ngrohtë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)