Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka thënë se sot ka qenë vetëm fillimi i projektit për fuqizimin e mekanizmave lokalë kundër dhunës në familje.
Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se marrë parasysh potencialin e madh që kanë mekanizmat lokalë në adresimin e dhunës në familje, duhet punuar me të njëjtit që të fuqizohen.
Tutje ka përmendur se Kosova ka legjislacion të mirë, porse pak të zbatueshëm.
Shala ka thënë se kjo nismë fokusohet në katër mekanizma lokalë siç janë Prishtina, Graçanica, Mitrovica Jugore dhe Mamusha.
Sipas saj, nëse si projekt do të jetë i suksesshëm, atëherë do të zgjerohet.
“Synojmë që brenda gjashtë muajve t’i kemi rezultatet e para. Fenomeni i dhunës në familje është shumë dimensional. Ne po synojmë të identifikojmë metodat më të mira që t’i aplikojmë në vendin tonë. Ministria e Drejtësisë në kuadër të prioriteteve e ka edhe luftimin e dhunës në familje. Duhet të kemi parasysh që ne shohim në nivel global rritje të rasteve të dhunës në familje. Kjo është shtuar për shkak të pandemisë, por ky trend po vazhdon. Duhet theksuar se është shtuar numri i raportimeve për dhunën në familje”, ka thënë ajo.
Edhe
Bala për dënimet e buta ndaj rasteve të dhunës në familje: Dekurajojnë viktimën dhe inkurajojnë dhunuesin
Ajo ka thënë se është proces që ka vullnet për adresim.
Shala ka shtuar se dëmi i madh që bën kontakti jo i drejtë nga ana e institucioneve, mund të rikuperohet shumë ngadalë.
“Sa i takon bazës ligjore nuk qëndrojmë keq. Vet fakti që kemi futur në legjislacionin tonë dispozita të Konventës së Stambollit për dhunën në familje, jep indikacione që ligjërisht jemi mirë. Por sfidë mbetet vetëm zbatimi i tyre”, ka thënë ajo.
-
Kollçaku: Shteti të krijojë mekanizma për parandalimin e dhunës në familje
-
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, dy të dyshuar në mbajtje
-
Bala për vrasjet e grave: Mangësi të mëdha në qendrat për punë sociale
-
Psikologët bëjnë thirrje që rastet e dhunës në familje të raportohen pasi thonë se ndikon në parandalim