Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Digjet shtëpia e familjes Koroglu, pjesë e trashëgimisë kulturore

Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, që gjendet në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, është përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e të martës.

KOHA ka siguruar video ku shihet shtëpia e përfshirë nga zjarri.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Policia rajonale e Mitrovicës.

Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Edhe Një vit pas shkrumbimit, 400 mijë euro për monumentin në Mitrovicë Kulturë Një vit pas shkrumbimit, 400 mijë euro për monumentin në Mitrovicë

Shtëpia e familjes Koroglu vlerësohet si më e vjetra në Mitrovicë. Kjo shtëpi daton qysh nga gjysma e parë e shekullit XIX.

Dy herë ishte tentuar të rrënohej shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë vetëm gjatë korrikut dhe gushtit. Madje një person ishte arrestuar për këtë.