Policia e Kosovës të enjten ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, A.K., 70 vjeç. Shtëpia e familjes Koroglu, që u djeg para dy ditësh, mbrohej si monument i trashëgimisë kulturore.
Sipas Policisë, pas hetimeve, kanë gjetur 36 bidonë me materie ndezëse në katin përdhese të shtëpisë. Pronari, siç thotë Policia, ishte në dijeni për vendndodhjen e tyre dhe nuk ka lajmëruar autoritetet përkatëse.
Atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh, ndërsa dyshohet për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”.
Pas djegies së monumentit ikonik të Mitrovicës të martën, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ishte zotuar se punimet aty do të rinisin menjëherë, duke shtuar se shtëpia që daton nga shekulli XIX do t’i përkasë vetëm kulturës.
“Punimet që patën filluar dje me karakter shpëtimi kanë qenë faza e parë drejt një projekti final të restaurimit të përgjithshëm të kësaj shtëpie, me qëllimin që ta mendojmë edhe funksionin qoftë për banim për familjen, qoftë edhe modelet e tjera që familjes i sjell edhe dobi ekonomike në një formë ose tjetrën. Pra po, ajo që kemi nisur dje që fatkeqësisht e pati këtë ndërhyrje brutale në mbrëmje, do të vazhdojnë deri në restaurimin përfundimtar, dhe, funksionalizimin ose dhënien të një funksioni të caktuar për këtë shtëpi shumë të rëndësishme”, pati thënë ai.
Njoftimi i plotë i Policisë (pa ndërhyrje):
Lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbeshtetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit në katin perdhesë të shtëpisë kanë hasur tridhjet e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me shenjën me matrie të rrizkshme-ndezëse. Për largimin e ketyre bidonve janë anagzhaur edhe njësi të specializuara per trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosoves. Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e ketyre bidonve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit .
Edhe
Pronari në ndalim policor, rinisin punimet në monumentin e djegur në Mitrovicë
Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim per ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”.
Deklarata e ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku të mërkurën, një ditë pasi u dogj shtëpia e familjes Koroglu:
-
Një vit pas shkrumbimit, 400 mijë euro për monumentin në Mitrovicë
-
Institucionet sërish zotohen për mbrojtjen e shtëpisë 300-vjeçare në Mitrovicë
-
Çeku për djegien e monumentit në Mitrovicë: Gjest barbar, shtëpia do t’i përkasë vetëm kulturës
-
Monumenti ikonik i Mitrovicës digjet para syve të institucioneve