Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, e ka quajtur gjest barbar djegien e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë në ditën kur kishin nisur punimet për restaurimin e saj. Ai ka paralajmëruar “grupet e interesit” se ajo shtëpi do t’i përkasë vetëm kulturës.
Monumenti ikonik i Mitrovicës është djegur mbrëmjen e së martës. Mbrohej si monument i trashëgimisë kulturore, por jo vetëm. Dy muajt e fundit, prej gushtit të sivjetmë, kur autoritetet i konfirmuan tentimet për ta rrënuar, shtëpia qytetare e shekullit XIX ishte edhe nën mbikëqyrje të organeve policore, siç ishte thënë asokohe, “brenda çdo një ore”. Por, institucionet dështuan ta mbronin.
Ministri i Kulturës ka thënë se janë duke punuar intensivisht që gjithçka të kthehet në normalitet.
“Ky është një gjest barbar dhe qyqar i grupeve të caktuara të cilat në ditën e fillimit të restaurimit të shtëpisë së familjes Koroglu, ia kanë vënë zjarrin. Policia është duke e kryer punën e saj intensivisht. Ne do të punojmë që gjithçka të kthehet në normalitet. Grupet e interesit, kinse për ndërtime, nuk do të lejohen. Kjo shtëpi do t’i përkasë kulturës dhe vetëm kulturës”, ka thënë Çeku për KOHËN.
-
Institucionet sërish zotohen për mbrojtjen e shtëpisë 300-vjeçare në Mitrovicë
-
Një vit pas shkrumbimit, 400 mijë euro për monumentin në Mitrovicë
-
Pronari në ndalim policor, rinisin punimet në monumentin e djegur në Mitrovicë
-
Arrestohet pronari i monumentit ikonik të Mitrovicës që u dogj para dy ditësh
-
Mitrovicës i shkrumbohet monumenti, institucionet zotohen për mbrojtje