Kulturë

Projekt për historinë moderne të Kosovës

 

Historianët në Kosovë po bëjnë përpjekje për të krijuar një korpus prej disa vëllimesh për historinë e re të Kosovës. Ata mendojnë se ky botim do t’i ndihmojë edhe afirmimit të shtetësisë së Kosovës. Gazetari i Zërit të Amerikës ishte në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, ku intervistoi dy prej pjesëmarrësve të projektit.

Hulumtuesja Lumi Hadri Devine që jeton në Nju Jork dhe profesori i historisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi, erdhën në Bibliotekën e Kongresit për të konsultuar burimet e mundshme të literaturës për projektin e ri trevjeçar.