Basketbollistët e Kosovës U20 kanë shënuar fitore të madhe të shtunën pasdite. Në Evropianin e Divizonit B në Armeni, Kosova U20 fitoi ndaj Suedisë me rezultat 71:64.
Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Çereku i parë u takoi suedezëve, 17:12. Në çerekun e dytë u përgjigj Kosova, 24:15. Sërish çereku i tretë i takoi Suedisë, 19:16, ndërsa çereku i katërt Kosovës, 19:13.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrges Shatri shkëlqeu te Kosova me 20 pikë e tetë kërcime. Rron Dahsyla i realizoi 13 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Erolt Rrahmani shtoi 10 pikë e tri kërcime.
Jon Ismajli kontribuoi me 14 pikë.
Të premten Suedia humbi 78:59 nga Turqia. Kosova U20 të shtunën e luajti ndeshjen e parë.
Të dielën luan ndaj Shqipërisë.