Kulturë

“Departures” vjen te publiku me koncert si dhuratë në kohë të zorshme

“Visar Kuçi trio”, me Kuçin në kitarë, Enver Muhamedin në kontrabas dhe Enes Bajramliqi në bateri, të martën mbrëma në “Kino Armata” ia kanë shpalosur publikut tetëshen e veprave të “Departures”

Albumi i nisur si dedikim për nisjet e reja, gjeti një kontekst të ri për shkak të koronavirusit. Kur gjithçka u ndal, muzika u kthye në një ekspeditë, për të kërkuar forma të reja të udhëtimit. E në këtë udhëtim, “Visar Kuçi trio” vendoi ta marrë me vete publikun edhe me një koncert live. Albumi është cilësuar si gur i çmuar në jazz-skenën vendore, e koncerti përjetim i drejtpërdrejtë i asaj që shkrihet në “Departures”

Kur treshja e njohur del në skenë, s’ka dyshim se kryefjalë do të jetë jazzi. Ajo që tërheq vëmendjen e publikut, që në dëgjim të parë është pa dyshim karakteri minimalist dhe meditativ që u ka dhënë kompozimeve “Visar Kuçi trio”, me Kuçin në kitarë, Enver Muhamedin në kontrabas dhe Enes Bajramliqin në bateri. Bëhet fjalë për tetë sosh, që përthekojnë albumin e tyre të ri “Departures” (Nisjet) që u promovua të martën mbrëma në “Kino Armata”.