Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Poezia , andrra e qiellit dhe e tokës

Arjola Zadrima ka lindur në Shkodër. Ka ndjekur studimet për Gjuhë dhe Letërsi në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Pasioni dhe hobi është letërsia dhe kryesisht poezia.

Ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Poezisë së Pabotueme në Shkodër më 2016, dhe çmimin e Medias në këtë festival, me poezinë me titull “Eva” .

Në maj të 2016-s ka botuar vëllimin e parë poetik me titull “A ban me m`lshue pak rrugë”, i cili u vlerësua me çmimin “Penda e Kristaltë”, në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske.

Gjithashtu ka fituar dy çmimet e para në Festivalin e Poezisë së Pabotueme. Ndërkaq, më 2017 u prezantua me cikle poetike në revistën letrare të Tiranës, ILLZ.

Më 2018, në konkursin letrar të portalit kulturor “Kultplus”, u shpall fituese e çmimit të parë me poezinë “Po të due unë”.

Edhe “Shkodra Elektronike” me “Zjerm” drejt “Eurovisionit” për Shqipërinë Kulturë “Shkodra Elektronike” me “Zjerm” drejt “Eurovisionit” për Shqipërinë

Së fundi ka botuar librin e dytë me poezi e fotografi, me titull “Carpe Diem”.

A…apo AMEN mbi buzë, butë, amël, foli pa u tutë, heshtjes teme që t’marrin frymë, Zot, që m’krijove vajzë, grue, nanë. Asnjihere nuk u lodhe tuj m’dashtë mue, që mëkatnoj pa i çilë sytë. Pa t’u lutë m’fal , për hir të virgjnës Mari, që të fali djalë. Ti krijesë që të di, m’i ço prapë zemrës dallgë, krijueses së qiellit e tokës, frymën e uraganeve të botës. Se kaq mundem me ba, një POEZI për të vujtun e të gjallë, të vdekun e të marrë, e njaq mundem me kenë gjithçka që ke fal , në botën e ktushme , NJERI...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)