Mërgim Pefqeli është lojtari më i mirë i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshjet e kësaj xhiroje janë luajtur në mesjavë, ndërsa Pefqeli u dallua në fitoren e Dukagjinit ndaj Malishevës.
Ai shënoi supergol të enjten në fitoren 2:0 të Dukagjinit në Klinë.
Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja.