Pasi ia siguroi fitoren Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpërblyer me epitetin e më të mirit të xhiros.
Talenti Ahmeti është futbollisti më i mirë i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës.
FFK-ja të martën e shpalli më të mirin, përkatësisht fituesin e çmimit “Ylli i Javës”.
Sulmuesi Ahmeti e realizoi golin e fitores për Prishtinën në duelin ndaj Ballkanit.
Prishtina të hënën fitoi me rezultatin 1:0.
“Ahmeti realizoi golin vendimtar të takimit, duke i siguruar Prishtines tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës kryeqytetase në një përballje të rëndesishme të kampionatit”, ka shkruar FFK-ja.