Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ahmeti e vendos derbin për kreun e tabelës

ahmeti

Talenti 17-vjeçar, Rin Ahmeti, e ka vendosur kryendeshjen e xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Ahmeti, shtatë minuta para fundit, pranoi top në zonë dhe bukur e plasoi topin në rrjetë. Ishte goli që e vendosi sfidën që u zhvillua të shtunën gjatë ditës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina fitoi 1:0 dhe tani i ka 41 pikë në vendin e tretë, katër më pak se Ballkani dhe Drita që janë lidere. Drita e ka një ndeshje më pak të luajtur. Kampionia e Kosovës të dielën luan në udhëtim ndaj Gjilanit.

Prishtina në këtë ndeshje u udhëhoq për herë të parë nga trajneri Alban Dragusha. Tekniku 44-vjeçar e mori drejtimin e skuadrës ditë më parë dhe debutoi me sukses.

Për Prishtinën ishte fitorja e parë pas pesë ndeshjeve.

Pas humbjes nga Ferizaj në xhiron e kaluar 3:0, dorëheqje nga posti i trajnerit te Prishtina dha trajneri Afrim Tovërlani. Tovërlani kishte tri humbje e dy barazime në pesë ndeshjet e fundit, kurse fitorja e fundit në Superligë e tij me Prishtinën ishte më 15 shkurt.

Lexo përditësimet tjera
Prishtina

Prishtina mposht liderin, Ferizaj fiton derbin e mbijetesës

Prishtina 1:0 BallkaniFerizaj 1:0 Drenica