Prishtina 1:0 Ballkani
Ferizaj 1:0 Drenica
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti shënon gol në derbi
Talenti i Prishtinës, Rin Ahmeti, e ka kaluar në epërsi Prishtinën në derbin ndaj Ballkanit.
17-vjeçari shënoi në minutën e 83-të.
Geralb Ismajli e humbi topin në mesfushë, ndërsa nga situata e krijuar më pas përfitoi Ahmeti që e plasoi bukur topin në rrjetë.
Drenica mbetet me një futbollist më pak
Drenicës i janë vështirësuar punët në ndeshjen me Ferizajn.
Qendërmbrojtësi brazilian i “kuqezinjve”, Christian Da Silva, u përjashtua direkt nga loja me të kuq nga gjyqtari Valon Bajgora, në minutën e 77-të.
Ferizaj në epërsi në ndeshjen dramatike
Igball Jashari shënoi për Drenicën ndaj Ferizajt gol të bukur dhe festa te “kuqezinjtë” ishte e madhe.
Por, goli i Jasharit në minutën e 71-të u anulua. Pas rishikimit të situatës në VAR, u pa se gjatë ndërtimit të aksionit pati pozitë jashtë loje.
Ndeshja nisi dhe menjëherë në minutën e 73-të, Ferizaj kaloi në epërsi.
Goli u pranua, ndërsa festa nga tifozët vendës ishte e madhe.
Për 1:0 në të mirë të Ferizajt shënoi Ade Oguns.
Nuk ka gola në derbi në pjesën e parë
Pjesa e parë e derbit të xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit , është mbyllur pa gola.
Është ndeshje e vlefshme për kreun e tabelës, ndërsa po luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Të dyja skuadrat i patën disa mundësi të mira shënimi, por portat mbetën të paprekura.
Në krye të skuadrës së Prishtinës është trajneri i ri, Alban Dragusha.
Dragusha e zëvendësoi ditë më parë Afrim Tovërlanin, që dha dorëheqje pas disfatës nga 3:0 Ferizaj në fundajvën e kaluar.
Pa gola në Ferizaj pas pjesës së parë
Pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Drenica është mbyllur pa gola, ndërsa po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Ferizaj.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar.
Drenica në disa raste u shpëtua nga portieri Kenan Haxhihamza, i cili u shqua me pritje shumë të mira.