Të dielën shënoi supergol e të hënën u shpall lojtari më i mirë i xhiros në Superligën e Kosovës në futboll.
Armend Thaqi e fitoi çmimin "Ylli i Javës", që e ndan FFK-ja pas çdo xhiroje. Ai shënoi nga goditja e dënimit në barazimin 1:1 të Gjilanit me Dritën.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të.
“Derbi i qytetit asesi nuk duhet të humbet dhe jam i lumtur që së paku kemi marrë një pikë. Nuk e kemi nisur shumë mirë kampionatin, ndonëse klubi ka bërë investime të mëdha dhe ka pasur një organizim shumë të mirë. Hallka që ka dështuar këtë vit kemi qenë ne, futbollistët, të cilët nuk kemi arritur të komponohemi mirë mes vete dhe duhet të marrim përgjegjësi", ka thënë Thaqi për sajtin zyrtar të FFK-së.