Veton Tusha i Dritës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.
Tusha të dielën shënoi golin e vetëm në derbin lokal ndaj Gjilanit. Drita fitoi 1:0 dhe u kthye në vendin e parë.
Çmimin "Ylli i Javës" e ndan Federata e Futbollit e Kosovës për secilën xhiro të Superligës.
"Derbi është gjithmonë i vështirë, por jam i lumtur që kemi fituar", ka thënë Tusha për FFK-në.