Futbollisti i Drenicës, Kreshnik Uka, është shpallur më i miri i xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.
Çmimin “Ylli i Javës” e ndan Federata e Futbollit e Kosovës pas secilës xhiro.
Uka për herë të tretë këtë edicion u shpall më i miri.
Ai shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Drenicës ndaj Prishtinës së Re. Ishte fitore shumë e rëndësishme e kuqezinjve në garën për mbetjen në Superligë.