Kreshnik Uka ishte vendimtar në fitoren e Drenicës kundër Llapit të dielën. Uka realizoi golin e fitores 1:0, ndërsa të martën e fitoi çmimin “Ylli Javës”, që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës për secilën xhiro të Superligës.
“Unë në çdo ndeshje hyj për të dhënë maksimumin dhe nuk e mendoj kurrë çmimin, golat janë të rëndësishëm për ekipin. Besoj se edhe në këto tetë ndeshje që kanë mbetur do të kontribuoj për ekipin që Drenica të shpëtojë nga rënia dhe të qëndrojë në Superligë, aty ku e meriton”, ka thënë Uka për Federatën e Futbollit e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Ukën është hera e dytë që e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të xhiros.