Një 23-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen, raporton “TopChannel”.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit të Lezhës rreth orës 09:00 të ditës së sotme se shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, ka mbërritur pa shenja jete.
Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. /TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq 38-vjeçari nga Kosova, u aksidentua me motor në Shqipëri
-
Vdiq një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
-
Vdes një shtetas i Kosovës pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Milot
-
Raportohet i zhdukur në Ferizaj një shtetas i Shqipërisë
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”