Kronikë

Vdiq 43-vjeçari nga Kosova në një kantier ndërtimi në Itali, dyshohet se ra nga lartësia

Një kosovar 43-vjeçar ka humbur jetën në një vendpunishte në Tempio Pausiana të Italisë. Siç ka raportuar agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, ai dyshohet se ra nga lartësia pasditen e të shtunës.

Prokuroria ka nisur hetimeve e rastit. Dy kolegë të të ndjerit i kanë thënë gazetarëve se ai kishte shkuar në vendpunishte për të biseduar me ta dhe për të kërkuar para për Pazar.

Sipas tyre, kosovari që ishte punësuar si i rregullt nga kompania “Gimmy Edil”, ishte në pushim mjekësor për shkak të një aksidenti të mëparshëm dhe shkoi vetëm për të takuar dy kolegët që po merrnin me pastrimin e objektit në ato momente.

Sipas një hulumtimi fillestar nga autoritetet, kosovari ra nga një lartësi prej 10 metrave, në papafingo të katit të dytë të strukturës.

“Inspektorët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e aksidentit: trupi i 43-vjeçarit mund të jetë zhvendosur pas rënies, por të gjitha hetimet janë ende në vijim dhe do të pritet edhe autopsia”, është thënë nga “ANSA”.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në faqen e tij në Facebook ka njoftuar për rastin dhe ka shrehur ngushëllime. 

“Lajm i papritur dhe i trishtueshëm, nga Italia, Bashkim Bytyqi, aksidentalisht, në vendin e punës paska humbur jetën. Familje Bytyqi, shokë, miq dhe dashamirë të Bashkimit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Mbahuni të fortë! Bashkimi në Arllat dhe më gjerë, do të kujtohet për sinqeritetin e tij, ndershmërinë dhe përkushtimin ndaj familjes dhe punës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” – ka shkruar Lladrovci në Facebook.