Kronikë

Vdiq një punëtor pasi ra nga skelet e një ndërtese

Nderimtari - punetor

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një punëtor ka vdekur pasi është rrëzuar nga skelet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren mesditën e së mërkurës. 

34-vjeçari fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, e më pas në QKUK ku ka vdekur. 

“Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë”, njoftoi PK. 

Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.