Një punëtor ndërtimtarie ka vdekur, pasi ka rënë nga një lartësi nga objekti ku po punonte në lagjen “Veternik”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima ka qenë shtetas i huaj.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen ‘Veternik’. Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka thënë se Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
-
49-vjeçari vdes në vendin e punës, ra nga kati i pestë i një objekti në Veternik
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik
-
49-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime