Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar një person për rastin e vdekjes së një punëtori të hënën në një vendpunishte në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Punëtori kishte rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar dhe ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve.
“Në kuadër të veprimeve të ndërmarra deri më tani, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar me inicialet Xh.Sh., për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarët okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave relevante për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit, në përputhje me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale”, ka njoftuar Prokuroria.
49-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik
Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi...-
Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri
-
Ndalohet për 48 orë një person në Gjakovë pas vdekjes së punëtorit që u rrokullis me kamion
-
Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Krejt çka dihet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë - detaje nga Policia, Prokuroria e QKUK-ja
-
Komandanti i Policisë në Malishevë: Arma me të cilën u vra 25-vjeçarja ishte me leje