Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, teksa po punonte.
Siç është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të shtunën (7 shkurt).
Punëtori 43-vjeçar nuk ka arritur t’i përballojë plagët. Vdekjen e tij e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.
Flora Ahmeti nga Policia në rajonin e Prishtinës ka thënë se Policia i ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
-
Një punëtor bie nga kati i dytë në vendin e punës, dërgohet në QKUK
-
Një 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës në Shtime
-
Vdiq 59-vjeçari në Ferizaj, ra nga ndërtesa ku po punonte