Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një punëtor pasi ra nga një objekt në ndërtim në Ferizaj

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, në një objekt ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar të dalin edhe inspektorët e punës.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.