Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë

aksident - policia - shiriti i verdh - vrasje - vdekje

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person ka humbur jetën të mërkurën pasi është goditur nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. 

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente.