Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli

Aksidnt

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli mëngjesin e hershëm të së premtes.  

Siç njoftoi Policia, shoferi ka goditur me veturë një këmbësor. 

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante përfshirë ato mjekësore të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Si pasojë e aksidentit lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari- vozitësi i veturës si dhe një pasagjer. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, njoftoi Policia. 

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.