Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se është rrëzuar derisa ishte duke punuar në kulmin e një objekti në Ferizaj.
Sipas raportit zyrtar nga Policia, rasti ka ndodhur të mërkurën, derisa viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektorët e punës, të cilët kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e incidentit.
Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Brenda këtij viti si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës kanë vdekur 10 punëtorë.