Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti që po ndërtohej, dhe ku viktima ishte si punëtor.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, derisa ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Remzi Hoxha”, ndërsa ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç, i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Veseli.
Për këtë rast sipas Policisë së Kosovës, përveç forenzikës, janë njoftuar edhe inspektorët komunal të punës.
Arrestohet një person pas vdekjes së 59-vjeçarit që ra nga objekti ku po punonte
Një person është ndaluar në Ferizaj, pas vdekjes së një 59-vjeçari i cili, sipas Policisë, kishte rënë nga objekti ku po punonte.
I dyshuari me iniciale N.E., është ndaluar për 48-orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Sipas njoftimit, Prokurori i shtetit ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti.
“Ndërsa, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.