Një punëtor ka vdekur si pasojë e lëndimeve në vendin e punës në zonën industriale në Shtime.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj Kanun Veseli, ka thënë se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një informatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’, ka thënë Veseli.
Ai ka deklaruar se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.
“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, ka theksuar Veseli.
Ai ka thënë se rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës ka arritur në tetë.
Një 59-vjeçar ka mbetur i vdekur në Ferizaj të hënën e kësaj jave, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim, ku ishte i angazhuar si punëtor.
Pas këtij rasti ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim të menjëhershëm që në të gjithë territorin e Kosovës të fillojë një aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.