Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten po zhvillojnë aksionin e inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.
Aksioni i inspektorëve erdhi pasi të mërkurën vdiq edhe një punëtor. Është personi i tetë vetëm deri tash këtë vit që vdiq në vendin e punës.
Ministria pati thënë se inspektimet do të fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ministri Andin Hoti ka thënë se inspektimet do të bëheshin në dy ndërrime, me orare të zgjatura e edhe gjatë festave. Me vendimin e tij, aksioni i inspektimeve do të zgjasë për 15 ditë.
Ministria e Punës po ashtu ka njoftuar formimin e një task-force të përkohshme ndërinstitucionale për sigurinë dhe shëndetin në punë në sektorin e ndërtimtarisë.
Të mërkurën mbrëma një 48-vjeçar vdiq si pasojë e lëndimeve në vendin e punës në zonën industriale në Shtime. Para tij, një 59-vjeçar pati humbur jetën në Ferizaj, të hënën, në një objekt në ndërtim prej të cilit kishte rënë.
-
Ndërtimtaria, një ndër sektorët më të rrezikshëm për punëtorët
-
Për 48 orë u ndaluan punimet në 14 vendpunishte të ndërtimtarisë
-
Inspektorati ndalon punën në 17 vendpunishte të ndërtimit
-
Nga 72 vende pune të inspektuara, ndalohen punimet në 34 prej tyre
-
Një 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës në Shtime