Në 17 vendpunishte janë ndaluar punimet me vendim të Inspektoratit Qendror të Punës, në ditën e 12-të të inspektimeve.
Ky aksion është marrë me vendim të Ministrisë së Punës në sektorët me rrezikshmëri të lartë në gjithë territorin e Kosovës.
Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm janë procesuar në Gjykatat për kundërvajtje, përkitazi me shkeljet e konstatuara.
Sipas Ministrisë janë bërë 46 inspektime dhe 37 ri-inspektime.
“Në 17 vendpunishte u ndaluan punimet, ndërsa në 9 sosh u lejuan”, bëhet e ditur në informacionet e publikuara.
Inspektorati ka shqiptuar 20 vërejtje dhe ka regjistruar 14 raste të eliminimit të parregullsive.
Edhe
Për 48 orë u ndaluan punimet në 14 vendpunishte të ndërtimtarisë
Që prej fillimit të vitit kanë vdekur në vend të punës 9 punëtorë, i fundit nga të cilët javën që shkoi.
Ministria e Punës ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm 15-ditor për t’i inspektuar vendpunishtet.
Ka të dhëna të ndryshme për numrin e të vdekurve në vend pune gjatë vitit të shkuar. Sipas Inspektoratit, 19 punëtorë kanë humbur jetën e sipas Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, ky numër është mbi 30.

-
Inspektimet në dy ditët e fundit: Ndalohet puna në 27 vendpunishte, 9 prej tyre në Prishtinë
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë
-
Inspektorati i Punës ndalon punën në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
-
Ndërtimtaria, një ndër sektorët më të rrezikshëm për punëtorët