Inspektorati Qendror i Punës, në vazhdën e inspektimeve nëpër vendet e punës, njofton se ka ndaluar punën në 27 vendpunishte të ndërtimtarisë gjatë 48 orëve të fundit.
Aksioni inspektues i cili u zbatua me vendim të Ministrisë së Punës, u realizua në të gjithë territorin e Kosovës ndërsa në 48 orët e fundit, fokus ka qenë sektori i ndërtimtarisë.
Vetëm në Prishtinë është ndaluar puna në 9 vendpunishte, pastaj në 6 të tjera në Ferizaj e në 4 të tilla në Prizren.
Gjithashtu pronarët e këtyre kompanive, sipas njoftimit të IQP-së, procesohen në Gjykata për kundërvajtje, në raport me shkeljet e konstatuara që janë gjetur nëpër vendet e punës.
“Në përfundim të Aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara. Procesi i Riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullësive”, thuhet mes tjerash në shkrimin e bashkangjitur të tabelës informuese për inspektimet e realizuara të Inspektoratit Qendror të Punës.
Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së Andin Hoti dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Edhe
Për 48 orë u ndaluan punimet në 14 vendpunishte të ndërtimtarisë
Ministri Hoti, më 13 prill, mori vendim që në të gjithë territorin e Kosovës të fillojë një aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Vetëm këtë vit, 9 persona kanë vdekur në vendin e punës.
-
Inspektorati ndalon punën në 17 vendpunishte të ndërtimit
-
Nga 72 vende pune të inspektuara, ndalohen punimet në 34 prej tyre
-
Inspektorati ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi në Prishtinë e Fushë-Kosovë
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë