Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për 48 orë u ndaluan punimet në 14 vendpunishte të ndërtimtarisë

Punëtori i ndërtimtarisë (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Qendror i Punës po vazhdon inspektimet në sektorët me rrezikshmëri të lartë në territorin e Kosovës. 

Në 48-orëshin e fundit Inspektorati ka realizuar aksione vetëm në sektorin e ndërtimtarisë. 

Sipas raportit, nga gjithsej 32 inspektime, në 14 vendpunishte janë ndaluar punimet dhe katër janë proceduar në Polici. Po ashtu, në 21 vende janë shqiptuar vërejtje. 

“Në përfundim të Aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara”, thuhet nga Inspektorati.

Inspektorati ka sqaruar se për katër rastet që i ka proceduar në Polici, ishin raste kur punëkryerësit/investitorët kanë vazhduar punimet në kantier në kundërshtim me vendimin e inspektorëve për ndalim dhe dëmtim të shiritit ndalues.

Edhe Inspektorati ndalon punën në 17 vendpunishte të ndërtimit Arbëri Inspektorati ndalon punën në 17 vendpunishte të ndërtimit

Ministri për Punë, Andin Hoti, më 13 prill mori vendim për aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve në vendpunishte. 

Vetëm këtë vit kanë humbur jetën 10 punëtorë.