Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U shiti banesën e njëjtë dy personave, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Një person është arrestuar të shtunën në Gjilan, nën dyshimin për mashtrim para tetë vjetësh.

Sipas njoftimit të Policisë të dielën, i dyshuari u ka shitur banesën e njëjtë në periudha të ndryshme kohore dy viktimave të mashtrimit.

Gjatë intervistimit nga autoritetet, ai ka pranuar veprën në tërësi dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.