Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjilan arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda dhe mashtrime

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në katër raste të ndryshme të veprave penale “mashtrim” dhe “vjedhje e rëndë”.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë arrestimi i tij është bërë pasi që për të janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale “Mashtrim” dhe “Vjedhje e rëndë”. Rastet thuhet se kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.

“Intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.