Një person i dyshuar për mashtrim me prona, është arrestuar në Gjilan.
Sipas njoftimit S.R. (1969) dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela nga familja Vitia.
Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte arritur që të ua kalojë në emrin e tyre këto parcela kësaj familje.
“Në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia. I dyshuari është arritur të lokalizohet nga policia e Kosovës dhe rrjedhimisht të arrestohet, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshimit besohet të jetë i involvuar në mashtrim”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Mashtrim”.
-
Arrestohen 2 persona në Gjilan, mashtruan disa qytetarë duke i futur në obligime kontraktuale
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Gjilan, dyshohet se ka manipuluar dokumente për prona të paluajtshme
-
Në Gjilan arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda dhe mashtrime
-
U shiti banesën e njëjtë dy personave, arrestohet i dyshuari në Gjilan
-
Arrestohet një person në Prishtinë, mashtroi me prona së paku shtatë persona