Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar deh dërguar në mbajtje dy të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Sipas njoftimit gjatë zhvillimit të hetimeve disamujore, Policia ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G. J., (viti i lindjes 1986) në bashkëpunim me të dyshuarin A. A., (viti i lindjes 2000) kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e Gjilanit.
“Të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara”, thuhet në njoftim.
Gjatë hetimeve, Policia thuhet se ka identifikuar 13 persona të dëmtuar në komunën e Gjilanit dhe atë Vitisë.
“Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit thuhet janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
-
Kapen tre qytetarë në Gjilan që dyshohet se mashtruan shtetas të huaj
-
Me dokumente false aplikoi në tenderin 400 mijë eurosh, arrestohet për mashtrim në prokurim
-
Dyshohet se ia mori 600 euro viktimës për patentë shofer, gjilanasi arrestohet për mashtrim
-
Arrestohet një i dyshuar në Gjilan për të paktën 16 raste të mashtrimit
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro