Policia e Kosovës njoftoi se ka zhvilluar një operacion në Gjilan, ku janë arrestuar tre persona. Ata po dyshohen se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurisë, kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Të dyshuarit thuhet se kanë përdorur identitete të rreme dhe metoda të sofistikuara, duke arritur t'i bindin qytetarët të investojnë në bursa fiktive dhe kriptovaluta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë cilësi të provave materiale, janë sekuestruar 3 vetura, 3 kompjuterë, 9 telefona mobilë, 10.044 euro, 100 franga zvicerane, 1100 dollarë, 50 copë municion, DVR, routera, kufje, monitorë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.