Edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme” dhe “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, janë arrestuar të mërkurën në Gjilan.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm.
“Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm përmes metodave të lartcekura. Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndaj tyre është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, është njoftuar se edhe një person tjetër është arrestuar të martën në Viti, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë rast.
Ditë më parë janë ndaluar edhe 15 persona të tjerë të përfshirë në këto vepra penale.
-
15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare
-
Dy të mitur në Gjilan arrestohen nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare
-
Arrestohet 24-vjeçarja për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë
-
Keqpërdorën kartelat bankare të të tjerëve, arrestohen tre persona
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare