Dy të mitur janë arrestuar te enjten në Gjilan, të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.
Më 8 dhjetor është iniciuar vepër fillestare hetimore ndaj të dyshuarve për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”, ndërsa tri ditë më vonë janë kryer kontrolle në dy lokacione të ndara, ku gjatë kontrollit janë siguruar prova përmes të cilave është forcuar baza e dyshimit se të dy të dyshuarit kanë kryer këtë vepër, si dhe “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i pasurisë”.
“Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
Të dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
-
Edhe tre të arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare
-
15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Bastisen tri lokacione në Podujevë, dy persona arrestohen për keqpërdorim me kartela bankare
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet