Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ua shiti një banesë dy personave, arrestohet

foto

Ilustrim

Është arrestuar një person pasi ka mashtruar dy persona.

I dyshuari ia ka shituar një banesë në Prishtinë dy personave vitin e kaluar.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.