Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale “mashtrim”.
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari muaj më parë ishte prezantuar si punonjës i një shoqate humanitare dhe i kishte premtuar një burri se do t’ia sigurojë një banesë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 28.06.2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë ishte prezantuar si punëtor i shoqatës humanitare dhe i kishte premtuar që do të ia siguron një banesë viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro
-
Një i arrestuar në Prishtinë, u ofroi kontrata pune të falsifikuara tre personave për të marrë kredi
-
Ua shiti një banesë dy personave, arrestohet
-
Arrestohet një person në Prishtinë, mashtroi me prona së paku shtatë persona
-
Arrestohet një person që dyshohej se mashtronte duke u paraqitur si ministër